Përfaqësuesja e Polonisë dhe ajo e Argjentinës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin C në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Polonia dhe Argjentina do të ndeshen mes veten në ndeshjen që pritet të zhvillohet në ‘Stadium 974’ me fillim nga ora 20:00.
Ekipi i Lionel Scalonit luan për fitore në këtë ndeshje, pasi një barazim do t’i vështirësonte shumë punët në rast të një fitore të Arabisë Saudite apo një fitore të thellë nga Meksika.
Në anën tjetër, polakët kualifikohen tutje edhe me një barazim, por kanë mundësi të kalojnë tutje edhe në rast humbje, nëse mposhten minimalisht dhe Arabia dhe Meksika luajnë baras apo edhe meksikanët fitojnë me një gol diferencë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet titullare.
All to play for in Group C! Who will advance to the Round of 16?
🇸🇦🆚🇲🇽 / 🇵🇱🆚🇦🇷#FIFAWorldCup | #Qatar2022
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 30, 2022
Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash; Frankowski, Bielik, Krychowiak, Zielinski; Swiderski; Lewandowski
Argjentina: E.Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuaa; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Messi, Julian Alvarez, Di Maria.
/Telegrafi/