Polonia llogaritje si favorite në grupin e saj, pasi kishte lojtarë me emër në skuadër, por që e mbylli në vendin e fundit me tri pikë.
Kjo bëri që trajneri Adam Nawalki të largohej nga drejtimi i skuadrës.
Tani Federata Polake e Futbollit është në kërkim të një tjetër emri, për t’i besuar stolin .
Trajneri kroat Slaven Bilic është ai që mesa duket preferohet më shumë nga ish futbollisti i njohur, Zbigniew Boniek, i cili tashmë drejton Federatën Polake të Futbollit.
50-vjeçari ka drejtuar më herët përfaqësuesen e vendit të tij dhe skuadra me emër si Besiktas, West Ham e Lokomotiva e Moskës.
Mediat italiane raportuan më herët se në listën e kandidaturave është edhe ish trajneri i Shqipërisë, Giani De Biassi, i cili momentalisht është i papunë dhe në pritje të ofertave.
Tashëm mbetet të shihet se kë do ta zgjedh Polonia për ta drejtuar Kombëtaren në Euro 2020. /Telegrafi/