Senegali ka arritur ta marr fitoren e parë në fazën e grupeve duke e mposhtur Poloninë me rezultat 2-1.
Afrikanë fituan falë gabimeve të polakëve që shënuan një autogol dhe pësuan nga një gabim në mesfushë.
Lojtari i ndeshjes doli të jetë sulmuesi këmbëshpejtë i Torinos, Niang që shënoi golin e dytë. Ai u notua me 7.6.
Te Senegali lartë u vlerësuan edhe mesfushori N’Diaye dhe Mane.
Në anën tjetër te Polonia notë të lartë mori mesfushori që shënoi golin e vetëm për Poloninë, Krychowiak me (7.3).
Lewandowski mori notën 6.3, ndërsa Zielinski 6.2.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte portieri Szczesny me 4.9 duke u konsideruar fajtor për golin e dytë. /Telegrafi/