Telegrafi

Poloni – Kolumbi, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Polonisë dhe ajo e Kolumbisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Polonia dhe Kolumbia do të ndeshen mes vete në ndeshjen e dytë të Grupit H në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kombëtarja evropiane ka humbur në ndeshjen e parë ndaj Senegalit dhe dëshiron t’i kthehet sa më parë fitoreve.

Në anën tjetër, edhe Kolumbia ka humbur në takimin e parë ndaj Japonisë dhe shpresojnë në fitore për të menduar për kalimin e grupit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

Polonia: Szczesny; Piszczek, Bednarek, Pazdan; Bereszynsky, Krychowiak, Goralski, Rybus; Zielinski, Lewandowski, Kownacki. 

Kolumbia: Ospina; Arias, D.Sanchez, Mina, Mojica; Aguilar, Barrios; Cuadrado, Quintero, James; Falcao.  

/Telegrafi/