Përfaqësuesja e Kolumbisë fitoi me rezultat 0-3 ndaj asaj të Polonisë në kuadër të Grupit H të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.
Kështu edhe zyrtarisht faza e eliminimit direkt për polakët është tashmë i pamundur.
Golat për Kolumbinë i shënuan Yerry Mina (40′), Radamel Falcao (70′) dhe Juan Cuadrado (75′).
Congrats to @Budweiser #ManoftheMatch @jamesdrodriguez! #POLCOL pic.twitter.com/TTj9hzpuOT
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 24, 2018
Më i miri në takim nga WhoScored ishte Cuadrado (James nga FIFA), që përveç golit, bëri edhe paraqitje të mirë në këtë takim.
Notë të lartë kishte edhe James Rodriguez, por edhe golashënuesit tjerë të Kolumbisë.
Grzegorz Krychowiak ishte më i miri te Polonia, kurse pas tij vijnë Jan Bednarek e Robert Lewandowski.
Ndeshja e fundit në grup e Kolumbisë është ndaj Senegalit dhe në rast të një fitore vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/
Notat e lojtarëve të Polonisë:
Notat e lojtarëve të Kolumbisë: