Sot është sulmuar lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG) në Serbi, Pavlle Grboviq.
Siç raportojnë mediat serbe, Grboviçi i është përplasur koka për muri, para qendrës së votimit Galenika, transmeton Telegrafi.
Ai para sulmit fizik kishte takuar rrugëve një grup të rinjsh me fletëvotime në duar, e për ta dëshmuar këtë kishte publikuar edhe video.
Në anën tjetër, policia në Serbi ka konfirmuar sulmin ndaj këtij politikani nga Beogradi, i cili ka pësuar lëndime në kokë. /Telegrafi/