Site icon Telegrafi

Politikani serb Dushan Bajatoviq, thotë se i pari do të lajmërohej për të luftuar në Kosovë

Drejtori i Srbijagaz” dhe njëherit zyrtarë i lartë i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Dushan Bajatoviq, ka deklaruar se ai nëse do të jetë nevojë do të luftojë në Kosovë, duke u lajmëruar ndër të parët për ta bërë këtë.

Madje Bajatoviq shtoi se ka qenë komandant dhe se ka marrë pjesë në luftën në Bosnje e Hercegovinë, Vukovar të Kroacisë si dhe në luftën në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Ai postoi në llogarinë e tij në Instag4ram një sekuenca nga podcasti i “Informer TV” ku deklaroi se nëse është nevoja të luftojë në Kosovë, do të jetë i pari që do të lajmërohet.

“A do të luftojmë për Kosovën? Nëse është e nevojshme, por kjo nuk do të thotë se do ta fillojmë ne, me gjasë Kurti apo disa amerikanë. Duhet të mendojmë, do të jem i pari që do të lajmërohem. Ndryshe kam qenë komandant në ushtri, isha në Vukovar, në Bosnje, kam qenë edhe në Kosovë dhe nuk e kam problem të flasë për këtë. Më ka thirrur shteti im. A është kjo një politikë e mirë apo e keqe? Kemi pasur edhe ne kundërshtime ndaj politikës së Millosheviqit kur ai ishte i gjallë dhe ishte në krye, por e fituam Republikën Srpska, kemi bërë një lloj tapie në Kosovë, nuk do të dorëzohemi aq lehtë. Ndryshe derisa je në tavolinën e bisedimeve ti pyetesh për diçka, nëse je nën tavolinë atëherë nuk të pyesin për asgjë. Nuk mërzitem se çfarë flasin dhe mendojnë për ne se do  të mbetemi pa mbështetjen e Rusisë, është budallallëk sepse do të na hanin për dy ditë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version