Site icon Telegrafi

Politikani gjerman: Nuk i duam të huajt në Kombëtare

Vetëm disa ditë pas komenteve për Jerome Boateng, politikani gjerman, Alexander Gauland ka thënë se anglezët dhe gjermanët nuk kanë lojtarë të tyre në ekipet kombëtare.

“Gjermania dhe Anglia në ekipin e tyre nuk kanë lojtar gjerman ose anglez që disa vite”, ka thënë ai për revistën “Der Spiegel”. Vetëm pse ekipi kombëtar ka lojtar të huaj, nuk do të thotë se shteti është një vend i imigracionit, ka shtuar ai. Komentet e tij vetëm disa ditë pasi tha se njerëzit e duan Boateng në Kombëtaren gjermane, por nuk e duan si fqinj, ishte shprehur politikani gjerman për “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.

“Nuk besoj se ekipi kombëtar është simbol i shenjës se gjermanët e duan migrimin”, shtoi ai.

Shumë lojtarë të huaj do të paraqiten për Gjermaninë në Kampionatin Evropian si Sami Khedira i cili është gjysmë tunizian, Mario Gomez babanë e ka nga Spanja, Lukas Podolski është i lindur në Poloni, Shkodran Mustafi ka prejardhje shqiptare, babai i Leroy Sane është nga Senegali, dhe nëna e Antonio Rudiger është nga Sierra Leone, shkruan “dw.com”, përcjell albinfo.ch.

Ylli Mesut Ozil, familja e të cilit vjen nga Turqia, mori vëmendjen e politikanit kur vizitoi Mekën, duke e kritikuar edhe atë.

Megjithatë, shumica e gjermanëve nuk pajtohen me komentet e Gaulandit për Boateng, ku 82 % janë shprehur se do të ishin të lumtur nëse do ta kishin fqinj, kurse 87 prej tyre do të dëshironin ta kishin në derën e parë.

Exit mobile version