Site icon Telegrafi

Politikanët nga Bosnja e Hercegovina përleshen fizikisht brenda ashensorit, kamerat e sigurisë kapin momentin e sulmit

Halil Bajramoviq, kryetar i partisë NIP në Bosnje e Hercegovinë ishte një prej pjesëmarrësve në incidentin e djeshëm që ndodhi në hotelin Holiday Inn, ku ndodhi një përleshje fizike mes tij dhe këshilltarin e një nga dhjetë kantonet në Bosnje e Hercegovinë, Sulejman Samargjiq.

Sot janë publikuar pamjet e përleshjes fizike, ku shihet Bajramoviq duke sulmuar fizikisht Samargjiqin brenda ashensorit, të cilin e godet tri herë me shuplakë në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Bajramoviq ka hedhur poshtë pretendimet se ka sulmuar fizikisht Samargjiqin. Por duket se ai nuk ishte në dijeni që dera e ashensorit nuk është mbyllur, dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e sulmit.

“Nuk do të isha prezent nëpër studiot televizive po të kisha bërë një gjë të tillë”, tha në një intervistë Bajramoviq.

Ndërkaq deri më tani akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa viktima e këtij sulmi nuk ka pranuar të deklarohet për mediat boshnjake. /Telegrafi/

Exit mobile version