Mediat po spekulojnë se i lënduari pas shpërthimit në momentin e nisjes së autobusit të Borussia Dortmundit është Marc Bartra.
Bild ka raportuar se mbrojtësi spanjoll është lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Nga ana tjetër, policia ka lëshuar një komunikatë duke kërkuar që të pritet njoftimet zyrtare.
“Ju lutemi prisni për informata zyrtare dhe shmangni thashethemet dhe spekulimet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Borussia Dortmundi e konfirmuar eksplodimin duke thënë se lojtarët janë mirë, mirëpo nuk është sqaruar nëse personi i lënduar është Bartra apo dikush tjetër. Po ashtu thuhet se nuk ka rrezik rreth stadiumit. /Telegrafi/