Telegrafi

Policia spanjolle është duke hetuar nëse Enis Bardhi po voziste me leje false

(Foto: Instagram/enisbardhi10)

Policia lokale në Valencia është duke kontrolluar patentën e shoferit të futbollistit të Levantes, Enis Bardhi, me dyshimin se mund të jetë fals – pasi lojtari ishte ndalur të hënën në një pikë kontrolli dhe zyrtarët policorë kishin hedhur dyshime se dokumenti nuk ishte i ligjshëm.

Gazeta Las Provincias raporton se futbollisti shqiptar që e përfaqëson Maqedoninë e Veriut, ishte ndalur për një kontroll rutinor, ndërsa njëri nga policët kishte vërejtur se dokumenti “ishte i printuar në një plastikë me format kartele dhe se shenjat e tjera mungonin pas shqyrtimit të dokumentit nën rrezet ultravjollce”.

Më pas, policët thuhet ta kenë informuar lojtarin lidhur me pasojat ndëshkuese të vozitjes me leje false, duke qenë se ai mund të akuzohet në dy pika: Për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe për ‘rrezikim të sigurisë rrugore’.

(Foto: Instagram/enisbardhi10)

Policia ia imobilizuar veturën e tij, Porsche Panamera, ashtu që një mik i Bardhit ka shkuar për ta marrë lojtarin.

Sipas burimeve të policisë lokale, transmetuar nga Efe, dokumenti është nën verifikim për t’u kuptuar nëse është gjithçka në rregull apo është dokument fals. /Telegrafi/