Telegrafi

Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë tifozët e Nigerisë pas eliminimit nga Gana

(Foto: Screenshot/Twitter/Leo Media UK)

Nigeria ka dështuar të kualifikohet në ‘Katar 2022’ duke u eliminuar në barazh nga Gana që u shoqërua me skena të pakëndshme.

Goli si mysafir ka mbetur në fuqi në ndeshjet e ‘play-offit’ në sektorin afrikan për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Pas rezultat 0-0 në takimin e parë në Ganë, ndeshja kthyese u mbyll me rezultat 1-1 në Nigeri, ashtu që kjo skuadër humbi rastin për të marrë pjesë në Botëror.

 

Është hera e parë pas tri kualifikimeve radhazi (2010, 2014 dhe 2018) që kjo përfaqësuese nuk do të jetë në turneun më të madh të futbollit.

Lexo po ashtu Senegali dhe Gana sigurojnë biletën për Katar 2022, Egjipti dhe Nigeria në lot

Tifozët e Nigerisë nuk e pranuar aspak mirë rezultatin dhe ishin të gatshëm për dhunë, porse policia ndërhyri duke i shpërndarë me gaz lotsjellës. /Telegrafi/