Telegrafi

Policia në Indi arreston gruan nga Uganda, iu gjet afro një kilogramë kokainë të fshehur në paruke – publikohen pamjet

Një grua është arrestuar në një aeroport në Indi, pasi policia dhe dogana i gjetën afro një kilogramë kokainë të fshehur nën paruke.

Kontrabandistja nga Entebbe në Ugandë, u kap në aeroportin Chhatrapati Shivaji në Mumbai, pasi kishte zbritur në këtë aeroport pas një udhëtimit nga Nairobi i Kenias, transmeton Telegrafi.

Policia indiane bëri të ditur se ata i gjetën 890 gramë kokainë që kap vlerën e afro një miliona euro, që e kishte fshehur nën parukë dhe sytjena.

Në një video amatore, shihen policia dhe  dogana duke hapur ngadalë parukën e saj brenda të cilës e kishte fshehur kokainën.

Ata përdorën brisqe të ngjashme me ato të mjekëve që i përdorin gjatë ndërhyrjeve kirurgjike, për t’ia prerë parukën që e kishte vendosur në kokë. /Telegrafi/