Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planeve operative për sigurinë në trafik, ka shqiptuar gjithsej 1,558 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka hetuar 19 aksidente me dëme materiale dhe 15 aksidente me të lënduar. Gjithashtu, janë shqiptuar masa ndalimi të drejtimit të automjeteve për 30 ngasës.
Policia e Gjilanit apelon te qytetarët që të respektojnë sinjalizimin rrugor për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e këmbësorëve.
“Për të rritur sigurinë në trafik dhe për të mbrojtur këmbësorët, ftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike të respektojnë rregullat dhe vendkalimet e dedikuara për këmbësorë. Njëkohësisht, edhe këmbësorët duhet të përdorin kalimet e shënuara dhe të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/