Site icon Telegrafi

Policia në Gjilan për një javë shqipton 1910 gjoba – apelon për kujdes të shtuar në trafik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, gjatë kësaj jave kanë shqiptuar gjithsej 1910 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetim të tetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim të 10 aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 38 ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, policia në Gjilan apelon qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave në trafik.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version