Janë mbyllur qendrat e votimit në Gjilan, të cilat u hapën qysh nga ora 07:00 të mëngjesit.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zyrtari i lartë i KKZ-së në Gjilan, Valerian Bajrami.
Ndërsa, procesin e votimit në të gjitha qendrat e votimit, policia në Gjilan e cilësoi të qetë dhe pa ndonjë incident, përveç një rasti ku vëzhguesit kanë vërejtuar se një qytetar ka provuar ta fotografoj fletën e votimit.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Në aspektin e sigurisë, deri më tani gjithçka ka shkuar dhe është zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident të madh, përpos një qytetari që ëdhtë vërejtur nga vëzhguesit e qendrës duke e fotografuar fletë e votimit”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/