Site icon Telegrafi

Policia në Beograd vihet në kërkim të burrit që rrahu brutalisht gruan në mes të rrugës

Në aksionin e përbashkët të policisë së Beogradit dhe Gjykatës në Mladenovac, është identifikuar burri i cili mbrëmë rreth orës 2 të mëngjesit rrahu gruan në mes të rrugës.

Gruaja mbrëmë përfundoi në spitalin e Mladenovcit, kurse mjekët që ishin kujdestarë njoftuan policinë për ngjarjen, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi aktualisht është në arrati, kurse gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet se si gruaja sulmohet në mes të rrugës nga një burrë.

Ai fillimisht e godet me grusht në kokë, e më pas i shkul flokët dhe e godet me shuplakë disa herë.

Krejt në fund ai largohet duke e sharë vazhdimisht, ndërsa ajo mbledhë gjësendet që i kishin rënë në rrugë. /Telegrafi/

https://twitter.com/gospodjicadju/status/1576386460290539520?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1576386460290539520%7Ctwgr%5Ebe05c3552390790101f7feed40990cb610426c36%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnova.rs%2Fvesti%2Fhronika%2Fidentifikovan-nasilnik-iz-mladenovca-brutalno-tukao-zenu-nasred-ulice-policija-traga-za-njim%2F

Exit mobile version