Ky është momenti tronditës kur një vajzë trevjeçare në Meksikë që po bërtiste për ndihmë u çlirua nga një rezervuar uji pasi prindërit e saj dyshohet se e kishin braktisur brenda.
Pamjet tregojnë vajzën e vogël duke qarë derisa zvarritet nga rezervuari i gjatë 1.5 metër pasi dy oficerë policie e ulën butësisht rezervuarin në tokë
Ajo thuhet se iu tha atyre ‘mamaja dhe babi nuk më duan’ në momentin kur e shpëtuan atë.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Valle de Chalco, Meksikë, më 18 qershor.
Siç bëhet e ditur, fqinjët e shqetësuar kishin thirrur policinë për të inspektuar oborrin e shtëpisë pasi dëgjuan thirrjet e fëmijës për ndihmë.
Ata mund të shiheshin duke qëndruar në anën tjetër të gardhit të lartë ndërsa oficerët ndihmuan vogëlushen.
Ajo po shtrëngonte një lodër prej pelushi në krahët e saj të vegjël ndërsa ngushëllohej.
Nëna e saj, Maria Lucila, dhe njerku i saj, Javier, u morën menjëherë në paraburgim pasi u kthyen në shtëpi.
Lucila pohoi se nuk kishte person që mund të kujdesej për të derisa ata janë në punë, kështu që ata menduan ta ‘ruanin’ duke e futur brenda rezervuarit të zbrazët.
Një nga oficerët tha: ‘Nëna dhe njerku i vajzës mbërritën me një skuter ndërsa ne po përgatiteshim ta merrnim atë. I arrestuam për keqtrajtim ndaj të miturit’.
Çifti u dërgua në komisariat, por kanë paguar gjobë secili nga 232 euro dhe më pas u liruan.
Vajza e tyre u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte lëndime fizike.
Oficerët e dërguan atë në shërbimet sociale, ku do të mbahet gjatë hetimeve. /Telegrafi/