Site icon Telegrafi

Policia ia sekuestron armën pa leje një 23 vjeçari në Petrovë të Shtimes

Policia e Kosovës në Shtime gjatë së premtes ka pranuar një informacion se në fshatin Petrovë, një person i dyshuar rreth 23-vjeçar, posedon një armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësiti i hetimeve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke gjetur tek i dyshuari një armë zjarri (revole).
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar.

“Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar procedurën ligjore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version