Policia e Singaporit ka sekuestruar asete me vlerë 735 milionë dollarë në një nga operacionet e saj më të mëdha kundër pastrimit të parave.
Gjatë bastisjeve u konfiskuan shtëpi luksoze, vetura të shtrenjta, çanta të markave të njohura, 17 milionë dollarë para të gatshme dhe gjëra të tjera, si dhe u arrestuan dhjetë persona. Të gjithë të arrestuarit kishin pasaporta të huaja, transmeton Telegrafi.
Bastisje të tilla në shkallë të gjerë janë të rralla në Singapor, e cila ka shkallën më të ulët të krimit në botë. Janë konfiskuar 50 vetura, si dhe 94 shtëpi që janë ndërtuar në disa nga vendet më të kërkuara.
Mes të arrestuarve ka persona të moshave nga 31 deri në 44 vjeç, të cilët dyshohen për pastrim parash dhe mashtrim.
Ata janë shtetas të Kinës, Kamboxhias, Turqisë dhe Vanuatu. Ata besohet se janë të përfshirë në krimin e organizuar duke përfshirë mashtrimin dhe lojërat e fatit në internet.
“Nuk ka asnjë tolerancë kur kriminelët përdorin Singaporin si një strehë të sigurt. Mesazhi ynë për kriminelët është se ne do t’i arrestojmë dhe do t’u konfiskojmë pasuritë e tyre. Ne do t’i trajtojmë ata përmes ligjit tonë”, thanë zyrtarët. /Telegrafi/