Natën ndërmjet të hënës dhe të martës, anëtarë të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës kryen operacionin “Botanika”.
Sipas mediave në Bosnjë, përcjell Telegrafi, një operacion i tillë është kryer në vendbanimin Pofaliqi dhe gjetën një laborator për prodhimin e marijuanës dhe dokumente të falsifikuara.
Siç merr vesh Klix.ba, me këtë rast është arrestuar një person, dhëndri i të cilit supozohet se lidhet me një vrasje së fundmi në një udhëkryq në Sarajevë.
Siç bëhet e ditur më tej, aksioni është zhvilluar në rrugën Humska nën mbikëqyrjen e Prokurorisë, ndërsa aksionin operativ e kanë kryer zyrtarë policorë të Departamentit për Luftë kundër Përdorimit të Narkotikëve – Sektori i Policisë Kriminale.
https://www.youtube.com/watch?v=q5wEf7OA5BU&t=34s
Me atë rast është kontrolluar shtëpia, oborri dhe hapësirat ndihmëse të përdorura, si dhe një veturë motorike e pasagjerëve, e përdorur nga personi i përmendur.
Gjithashtu, është gjetur dhe konfiskuar një laborator i kompletuar për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike marihuanë, i cili përmbante: 106 bimë Cannabis sativa, lartësia nga 50 deri në 160 cm, si dhe 2.7 kilogramë lëndë e thatë bimore e lidhur me lëndën narkotike marihuanë.
Personit në fjalë i janë konfiskuar edhe katër aparate celularë dhe një kartë identiteti në emër të dikujt tjetër, e cila dyshohet se është e falsifikuar. /Telegrafi/