Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës në Shtime me fushatë kundër drogës

Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizajt ka nisur një fushatë vetëdijësuese në kuadër të projektit “Thuaj Jo Drogës,” duke shpërndarë fletushka informuese në qytetin e Shtimes.

Kanun Veseli, zëdhënës I Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, nëpërmjet njoftimit ka thenë se edhe në të kaluarën janë realizuar fushata të ndryshme për parandalimin e dukurive negative qoftë nëpër shkolla dhe në komunikacion.

‘’Ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të substancave narkotike dhe tregon përkushtimin e institucioneve  për të parandaluar dhe luftuar fenomenet negative në komunitet, duke i orientuar qytetarët drejt një jete të shëndetshme dhe pa ndikim nga droga’’, ka thenë nëpërmjet njoftimit Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version