Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë theksuar pengimin e parkimit të paligjshëm në trotuare.
“Parkimi i paligjshëm në trotuare jo vetëm që pengon lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por edhe i detyron ata të dalin në rrugë, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të aksidenteve”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, kjo sjellje është e papranueshme dhe e sanksionueshme sipas ligjeve në fuqi.
Ndërsa, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1581 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetim të 10 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim të gjashtë aksidenteve të trafikut me të lënduar, dhe gjithashtu kanë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 28 ngasës./Telegrafi/