Telegrafi

Policia boliviane arreston liderin e grupit që tentoi të kryej grusht shtet

Policia boliviane ka arrestuar liderin e grupit që tentuan të kryejnë grusht shtet, vetëm pak orë pasi në pallatin presidencial në kryeqytetin La Paz u fut ushtria.

Mjetet e blinduara dhe trupa të shumta u pozicionuan në sheshin Murillo, ku gjenden ndërtesat kyçe të qeverisë, por që më vonë të gjitha këto trupa janë tërhequr, transmeton Telegrafi.

Lideri i rebelëve ushtarak që ishte në krye të tentim grusht shtetit, gjenerali Juan Jose Zuniga, tha se dëshironte të “ristrukturonte demokracinë”.

Ai tani është nën arrest, kurse presidenti Luis Arce ka dënuar ashpër tentim grusht shtetin – duke bërë thirrje publike për organizim dhe mobilizim në të mirën e demokracisë”.

“Nuk duhet të lejojmë edhe një herë tentim grusht shtetin dhe të merren jetë të qytetarë të Bolivisë”, tha ai në një adresim televiziv nga pallati presidencial.

Arce gjithashtu njoftoi se do të emërojë komandantin e ri të ushtrisë, duke konfirmuar se gjenerali Zuniga është shkarkuar pasi haptazi kritikoi ish-liderin bolivian Evo Morales.

Edhe vetë Morales ka dënuar grusht shtetin, dhe bëri thirrje për hetime që të sillet para drejtësisë gjenerali Zuniga. /Telegrafi/