Site icon Telegrafi

Policia bastisë shtëpinë e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të Bosnjës dhe Hercegovinës

Anëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje të Bosnje e Hercegovincës (SIPA) kanë kontrolluar sot shtëpinë e Osman Mehmedagiçit, ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të BeH.

Portali i Sarajevës Avaz njoftoi se bastisja filloi rreth orës 17:00 dhe se ai është kryer me urdhër të Prokurorisë së BeH-së dhe me miratimin e gjykatës shtetërore, por nuk janë specifikuar arsyet e bastisjes, transmeton Telegrafi.

Mehmedagiç u shkarkua nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ në fund të shkurtit të këtij viti, pasi Partia e Veprimit Demokratik (SDA), me të cilën ai ishte i afërt, nuk hyri në koalicionin qeverisës në nivel shtetëror.

Vendin e tij u emërua Almir Xhuvo, raportojnë mediat në Bosnje e Hercegovinë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version