Telegrafi

Polici harron që është në detyrë, feston me tifozët golin e skuadrës (Video)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur dje në kryeqytetin italian Romë.

Derbi lokal mes Lazios dhe Romës i takoi ‘Giallorosëve’, me rezultat të pastër 2-0.

Por ajo që ndodhi në tribuna me një polic nuk është parë më herët në stadiumet evropiane.

Një polic i cili ishte në detyrë për të mbajtur rendin në shkallët e stadiumit harroi që është në punë dhe filloi duke festuar golin e dytë të Romës.

Video e policit duke festuar golin e Romës është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në Itali. /Telegrafi/