Telegrafi

Polici brazilian vret të dashurën në mes të rrugës, kamerat e sigurisë filmuan gjithçka – pas grindjes i shkrepi tre plumba mbi të

Polici brazilian Tiago Cezar de Lima, 36-vjeç, ka vrarë të dashurën e tij në mes të rrugës, pas një grindje që ndodhi mes tyre në veri të qytetit Sao Paulo.

Skena rrëqethëse ka ndodhur të dielën, e gjithçka është regjistruar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet polici duket e goditur fuqishëm Erican, 33-vjeçe, e më pas nxjerr revolen dhe i shkrep mbi të tre plumba nga një distancë prej gjysmë metri.

Gjithashtu shihet polici duke u futur në veturë, largohet nga vendi i krimit, por më pas rikthehet dhe e fut në veturë.

Vajzën e pafat e kishte dërguar në emergjencë, ku mjekët nuk arritën ta shpëtojnë, por thjesht konstatuan vdekjen e saj.

Mediat e atjeshme raportojnë se Tiago gjatë intervistimit në polici, ka pranuar se kishte shtënë mbi Erican pas një grindje që kishin pasur.

Kishte thënë se Erica ka tentuar t’ia merr revolen dhe se “gloku” kishte shkrepur. Megjithatë pamjet e kamerave tregojnë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.

Polici është arrestuar për vrasje dhe gjendet në paraburgim. Tiago dhe Erica ishin në lidhje për gjashtë muaj. Gruaja e pafat ka lënë pas vetes dy vajzat nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/