Një video e policëve iranianë që sulmojnë seksualisht protestuesit gra ndërsa përpiqeshin t’i arrestonin në mes të ditës ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.
Përdoruesit shprehën zemërimin e tyre dhe shumë kërkuan “drejtësi” dhe dorëheqjen e shefit të policisë.
Disa përdorues pro-qeveritar dënuan gjithashtu autorët, raporton bbc në gjuhën arabe.
https://twitter.com/MarcelRincevent/status/1580971620243423233
Pavarësisht bllokimit të disa mjeteve të mediave sociale, iranianët ende arrijnë të ndajnë pamjet nga protestat.
Vendi është tronditur nga trazirat më intensive në dekadat e fundit pas shkeljeve të vazhdueshme të drejtave të njeriut.
Protestat shpërthyen muajin e kaluar kur zemërimi “vloi” për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia.
Zyrtarët thonë se ajo vdiq për shkak të gjendjes së saj mjekësore, por familja e saj thotë se ajo vdiq pasi u rrah nga policia e moralit shkaku që nuk kishte mbuluar fytyrën duke ecur në rrugë. /Telegrafi/
دیروز بیبیسی فارسی، ویدیوهایی از تعرض نیروهای امنیتی به دختران معترض منتشر کرد که واکنشهای گستردهای با هشتگ #تعرض برانگیخته است؛ از بغض و استیصال و نفرت و خشم تا یادآوری داعش و خرمشهر و «وعده حضور مصممتر در خیابان و انتقام خشونت علیه معترضان.»
بیشتر:https://t.co/5XCSTSYJ0X pic.twitter.com/4Pay8TySCu— BBC NEWS فارسی (@bbcpersian) October 14, 2022