Telegrafi

Policët tajlandez torturuan për vdekje një person – publikohen pamjet e rrahjes së të arrestuarit

Pamje të një incidenti në Tajlandë ku dyshohet se disa policë torturuan për vdekje një person që ishte arrestuar për lëndë narkotike.

Policia njoftoi se janë në kërkim të dy oficerëve të dyshuar, ndërsa deri tani janë arrestuar pesë të tjerë.

Pas operacionit të bastisjes në shtëpinë e zyrtarit më të lartë policor të përfshirë në rast, janë gjetur 13 makina luksoze, njoftojnë mediat që shoqëruan policinë.

Analistët thonë se banorët e Tajlandës nuk kanë besim tek policia sepse ky institucion shihet gjerësisht si më i korruptuari në vend.