Site icon Telegrafi

Pogba, Mata, Lingard – vetëm një lojtar ka mbetur nga 11-shja fituese e Man Utd në Ligën e Evropës

Manchester United ka konfirmuar largimin e disa lojtarëve kryesorë pas përfundimit të sezonit 2021/22.

Pas një edicioni të zymtë dhe pa shpresa për një titull të Ligës Premier ku e mbyllën në vendin e gjashtë, ka filluar rindërtimi në “Old Trafford”.

Erik ten Hag ka marrë drejtimin e skuadrës, pas largimit të Ralf Rangnick.

Man United ka konfirmuar se Paul Pogba, Jesse Lingard dhe Juan Mata do të largohen nga klubi në qershor pas skadimit të kontratave të tyre.

Rrugën e tyre do ta ndjekin edhe lojtarë si Edinson Cavani, Nemanja Matic dhe Lee Grant, të cilët gjithashtu do të largohen.

Marcus Rashford është lojtari i vetëm i mbetur në klub që e nisi finalen e Ligës së Evropës të vitit 2017 nën drejtimin e Jose Mourinhos, ku Man United mundi Ajax 2-0 në Stokholm.


Më poshtë e gjeni formacionin startues të asaj ndeshje:  Romero; Valencia, Smalling, Blind, Darmian; Herrera, Pogba, Fellaini; Mata, Rashford, Mkhitaryan.


Henrikh Mkhitaryan u largua për në Arsenal në mes të sezonit pasardhës në një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez, ndërsa Daley Blind ishte i pari që do të largohej në fund të atij sezoni.

Marouane Fellaini u largua për në Superligën Kineze në gjysmë të sezonit 2018/19 pas shkarkimit të Mourinhos, përpara se Chris Smalling, Antonio Valencia, Matteo Darmian dhe Ander Herrera të largoheshin të gjithë në fund të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version