Poezi nga: Maram al-Masri
Përktheu: Elmaz Fida
Poezia
është një krah
përqafim
sup
dhe shpinë.
Me të përqafoj universin
i kreh flokët
dhe i rrah shpatullat.
Me të hap portat e kyçura
dhe dritaret plot pluhur.
Me të sodis milingonën
dhe pluhurin që lë pas
Me të përqafoj jetimët
dhe fshij lotin e nënave.
Me të prish magjitë
dhe zgjeroj muret, nëse nuk i shemb dot.
Me poezinë ushtroj dashurinë time
për këtë botë.