Poezi nga: Lenore Kandel
Përktheu: Fadil Bajraj
Vetmia është zhiletë
ndërsa unë mund të kulloj gjak deri në vdekje duke të pritur ty
pa ty nata është e zbrazët dhe e pafund
shtrati është tepër i madh
nata është shumë e ftohtë
dashuria dhemb, ti nuk ma the kurrë këtë
kur më puthe