Poezi nga: Lucille Clifton
Përktheu: Rajmonda Çollaku
U përgjërohem eshtrave të rrinë urtë
por ato nuk ndalen së kërcituri muzikë dhe
e shtrëngoj gjer në ajth të vetes sime
një grua të pamend dhe shëmtaraqe
erën mbi lëkurë duke e pritur,
në një vallëzim ritmik e të zhurmshëm për jetën.