Telegrafi

POEMË

Poezi nga: Tomas Venclova
Përktheu: Maksim Rakipaj

Lëreni kohën që s’ju vjen ndër mend
dhe botën që dot s’e gjeni,
jini bardhë e zi
si gurët, si emrat e pemëve
dhe shëtitoret.

Lëreni sheqerin, ujët dhe gjizën
nëpër shishe, kavanozë ku s’lëvizin,
dritat e zbehta të kinemave
dhe bilbilët tej nga rrethinat
që dëgjohen sikur grinden pa pushim.

Kujtoni shijen e barutit
që agimi davariste ato kohë
dhe trenat me vagonat e vegjël
që pranë kafazëve të kafshëve shëtisnin njerëz …

Sepse kanali nga na rrjedhin lotët
është fare i brishtë dhe i ndjeshëm
ashtu e sajoi vetë me dorë
një Zot i verbër, i pakuptueshëm.