Në Podujevë, Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e udhëheqi kryesuesi Xhafer Ademi.
Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali i mbledhjes së muajit janar.
Pas kësaj pike, zyrtarja për Barazi Gjinore, Naime Podvorica paraqiti informatën e Njësitit për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Podujevës rreth fushatës kundër dhunës në familje.
Podvorica theksoi se gjatë fushatës “16 Ditë Aktvizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, janë mbajtur aktivitete të ndryshme nga NJDNJ, e në fokus kanë pasur mbajtjen e ligjëratave në shkolla në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë.
Gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe Plani i Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025.
Ndërsa te pika “Të ndryshme” diskutuan rreth çështjeve të ndryshme të ngritura nga komuniteti jo shumicë./Telegrafi/