Telegrafi

Pochettino e nis me barazim aventurën te PSG – St Etienne tregohet i fortë dhe merr një pikë ndaj kampionëve

Maurizio Pochettino e ka nisur me barazim aventurën te PSG, pasi ndeshja ndaj St. Etienne u mbyll 1-1.

Të dy skuadrat ishin futur në takim për të sulmuar, duke krijuar raste që në fillim.

Goli i parë u shënuan nga St Etienne, ku në minutën e 19-të, Romain Hamouma mori një top në zonë dhe shënoi për 1-0.

 

Por gëzimi i vendasve nuk gjati më shumë se tre minuta, pasi dyshja italiane Marco Verratti dhe Moise Kean kombinuan mes vete për ta barazuar rezultatin në 1-1.

 

Të dy skuadrat kishin raste të tjera, por portierët dhe në disa raste fati nuk ishte me ta.

PSG pas këtij barazimi kalon në vendin e dytë me 36 pikë, duke përfituar nga humbja e Lille. /Telegrafi/