Telegrafi

Pochetino mendon rikthimin në PSG: Mos i tregoni shefin tim aktual, Levyt

(Foto: Getty Images)

Mauricio Pochettino ka hapur derën për një rikthim te Paris Saint-Germain.

Argjentinasi këtë e ka thënë në një intervistë për mediat franceze duke folur pas shortit të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Pochettino nuk mërzitet nga thashethemet e kalimit të tij te Real Madridi

“Ata po përpiqen për shumë vite, Liga e Kampionëve është bërë qëllimi i tyre kryesor. Cilësinë teknike e kanë. Gjithashtu edhe një trajner të shkëlqyer, i cili është (Thomas) Tuchelit”.

“Kam një marrëdhënie të veçantë me Parisin, nëpërmjet jush dhe si lojtar. Ndoshta një ditë… Mund të kthehesha në klub, përsëri … Me kalimin e kohës, në një të ardhme të largët dhe ideale, por mos i thuani asgjë presidentit tim (Daniel Levy)”, tha trajneri.

Klubi parisien pothuajse tashmë e ka kryer punë në kampionatin vendas pasi që është shkëputur shumë nga vendi i dytë, Lille.

Francezët në fazën e ardhshme të ligës elitare evropiane për klube do të takohet me Manchester Unitedin.

Ndryshe, trajneri argjentinas është edhe në radarin e klubit madrilen të Realit. /Telegrafi/