Një aheng i fshehtë me më shumë se 100 persona ishte mbajtur në një restorant në Beograd të shtunën në mbrëmje, edhe pse nuk ishte e lejuar sipas masave të bllokimit për shkak të COVID-19.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes duke thyer xhamat dhe duke u futur me forcë një restorant.
Kur ata hynë, dritat u fikën, por është e qartë se kishte shumë njerëz brenda, kanë raportuar mediat e huaja.
Opaaa pocela interventna da obilazi tajne korona zurke a kod njih nema ni dobro vece ni dobar dan, nego samo lomi ? pic.twitter.com/Hj0Ezym5Ds
— Je suis HELICOPTER (@Sunkissbeach12) March 28, 2021
Siç bëhet e ditur, policia hyri në restorant dhe dëgjohet se ata po kërkonin nga të gjithë që të bëjnë gati letërnjoftimet dhe të qëndrojnë në vendet e tyre.
U jednom lokalu u Kneza Višeslava okupljeno više od 100 ljudi veceras Foto/Video lol pic.twitter.com/62ZOXhv6pk
— Mudrolije Sa Tvitera (@tvit_mudrolije) March 28, 2021
Deri te hyrja me forcë thuhet të ketë ardhur pasi pronari i objektit hotelierik nuk donte të hapte derën për policinë, kështu që prokurori i detyrës miratoi ndërhyrjen e dhunshme.
Si pasojë, autoritetet kanë përshkruar gjoba për mos mbajtjen e maskave dhe personi përgjegjës nga restoranti u dërgua në stacionin e policisë. /Telegrafi/