Site icon Telegrafi

Po vjen edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtarë “EURO KOSOVA ART”

Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”, i cili do të mbahet nga data 22 deri më 29 shtator.

Këtë vit edicioni mbanë temën, “Kosova ime e bukur”, transmeton Telegrafi.

Sipas një komunikate nga Euro Kosova Art, në këtë manifestim kulturor do të marrin pjesë 35 artistë të njohur nga 14 shtete të botës.

“Artistët në fjalë, gjatë këtij festivali, do të realizojnë një sërë vizitash në vende të trashëgimisë kulturore të Kosovës si: Muzeu i Kosovës, Parku Arkeologjik i Ulpianës, “Vila Gërmia”, Kalaja e Harilaqit, një tryezë me temën “Artefaktet kulturore të Kosovës”, e aktivitete të tjera, për të realizuar veprat e tyre artistike me temën në fokus “Kosova ime e bukur””, thuhet në komunikatë.

Tutje në komukatë tregohet se kur do të bëhet hapja dhe cilat janë aktivitetet.

“Hapja e festivalit do të bëhet me datë 23 shtator 2024, duke filluar nga ora 19:00 në “Holiday Resort Buquku” Sllatinë, ndërsa ekspozita kolektive, me vepra të realizuara gjatë aktivitetit, do të mbahet në FLORI GALLERY në Prishtina Mall, me datë 28 shtator 2024, duke filluar nga ora 19:00”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version