Site icon Telegrafi

Po vazhdon ‘lufta’ me balona mes Koreve – njëra dërgon mbeturina, tjetra filma dhe muzika

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut po vazhdojnë luftën e tyre me balona.

Koreano-veriorët sërish dërguan balona me mbeturina në Korenë e Jugut. Brenda qeseve të lidhura me balonat kishte shishe plastike, bateri, pjesë këpucësh, madje edhe pleh organik.

Koreja e Veriut ka thënë më parë se synon të shpërndajë “letra të mbeturinave dhe të papastërta” në zonat kufitare në përgjigje të shpërndarjes së fletëpalosjeve kundër Phenianit, të cilat aktivistët i dërguan gjithashtu përmes balonave.

Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, balonat filluan të kalonin kufirin që nga mbrëmja e së martës dhe ranë në vende të ndryshme në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Koreja e Jugut u përgjigj duke lëshuar balona në Korenë e Veriut të ngarkuar me filma dhe muzikë.

Fotografia tregon Park Sang-hak, dezertor dhe aktivist nga Koreja e Veriut, teksa grupi lëshoi 20 balona me 20 mijë maska dhe dhjetëra mijëra vitaminë C dhe pilula antipiretike nga një qytet kufitar i Koresë së Jugut.

Ai tha se dërgoi sende të ngjashme ndihmash me tullumbace përtej kufirit ndërkorean dy herë muajin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version