Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, investim ky prej 2.4 milionë eurove.
Drejtori për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimi, tha se rruga “Hamdi Kurteshi” po transformohet.
“Katër korsi për qarkullim më të lehtë. Trotuare në të dy anët për sigurinë e këmbësorëve. Shteg për biçikleta për një qytet më ekologjik”, tha ai.
Ibrahimi shtoi se do tē ketë infrastrukturë nëntokësore, përfshirë zhvendosjen e kabllove elektrike.
“Ky projekt është një bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, që do ta bëjë qytetin tonë më modern dhe më funksional”, tha Ibrahimi. /Telegrafi/