Telegrafi

Po vazhdojnë punimet në Kampin për Inovacion Social në Kosovë

Në këtë kamp, i cili ka filluar të premtën pasdite, po marrin pjesë gjashtë ekipe të ndryshme, rreth 35 të rinjë dhe një numër i ekspertësh lokal dhe ndërkombëtarë nga lëmi të ndryshme (zhvillues souftuerësh, dizajnerë, ekpertë të marketingut, etj), ndër ta edhe bashkthemeluesi dhe drejtori i Kampit për Inovacion Social të Britanisë së Madhe – Dan McQuillan.

“Qëllimi kryesorë i Kampit është që t`ju sjellë një mundësi dhe hapësirë të rinjëve kosovarë për ti shpalosur idetë, kreativitetin dhe aftësitë e tyre dhe pastaj t`i aplikojnë ato në projektë që do të sillnin ndryshme pozitive në shoqëri. Gjashtë ekipet që janë përzgjedhur, do të punojnë gjatë 48 orëve, duke u mentoruar nga ekspertë të fushave të ndryshme.” thekson Ron Salaj, njëri nga koordinatorët e Kampit.

“Ndërsa, neser afrohemi drejt finales, ku rreth ores 16:00 te gjitha ekipet do ti prezantojnë projektet dhe prototipet e tyre përpara Jurisë së Kampit. Kjo Juri, gjithashtu do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e tre fituesve të Kampit.” theksoi në fund Salaj.

Për në fund Salaj theksoi se “Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë t`i mbështesë të rinjtë kosovarë duke ju ofruar mundësi të ndryshme të cilat jo vetëm që ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve tek të rinjtë, por edhe t`i fuqizojnë të rinjtë që të bëhen agjentë të ndryshimeve pozitive në Kosovë dhe lobues aktivë për sfidat e tyre.”

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në ngjarjen e nesërme “Show-and-Tell”, ku gjashtë ekipet e përzgjedhura do ti prezantojnë projektet dhe prototipet e tyre, mund të marrin pjesë prej orës 16:00 dhe hyrja është e hapur për të gjithë.

Për më shumë detaje rreth ngjarjes se nesërme, ju lutemi që të klikoni në linkun në vijim: https://www.facebook.com/events/121435921391368/ apo t`i përcillni cicërrimat në #sicampkosovo.