Telegrafi

Po shkëlqen në Serie A, Roma ka gati ofertën për blerjen përfundimtare të Smalling

Chris Smalling. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Chris Smalling mund të vazhdoj karrierën te Roma edhe pas huazimit një vjeçar.

Mbrojtësi anglez ka shkëlqyer me t’iu bashkuar Romës dhe është njëri nga mbrojtësit më në formë në Serie A.

E falë paraqitjeve të mira, Roma ka filluar bisedimet me Manchester United për ta blerë kartonin e anglezit.

Chris Smalling. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Reprezentuesi anglez Smalling është shumë i lumtur me formën e tij, por edhe me tretmanin tek Roma, pasi po konsiderohet si yll.

29-vjeçari ka shprehur gatishmërinë të vazhdoj edhe për shumë vite si pjesë e Romës.

Drejtuesit e klubit italian tanimë kanë filluar negociatat me Djajtë e Kuq për transferimin e Smallingut.

Roma është gati të shpenzojë 15 milionë euro për yllin anglez, por kërkesa e Djajve të Kuq është pesë milionë euro më shumë. /Telegrafi/