Telegrafi

Po shkëlqen me Lazion, Strakosha objektiv i Tottenham Hotspur

Thomas Strakosha. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Thomas Strakosha është njëri nga portierët më të mirë në kampionatin italian Serie A dhe jo vetëm.

Ylli shqiptar ka shkëlqyer me Lazion në edicionet e fundit, duke bërë shpesh herë paraqitje të jashtëzakonshme.

Por e ardhmja e tij duket se nuk do të jetë edhe për shumë kohë te Lazio, pasi për të tanimë ka interesime nga skuadra më të mëdha.

Mediat italiane dhe ato angleze kanë raportuar se Tottenham Hotspur është vënë në ndjekje të portierit shqiptar.

Thomas Strakosha duke pritur penalltinë e Radja Nainggolan.. (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Aktualisht numri një i skuadrës londineze është kapiteni francez Hugo Lloris, por ky i fundit është duke kaluar muajt e fundit në Londër.

32-vjeçari pritet të largohet nga Spurs dhe e ardhmja e tij është në vendlindjen e tij Francë ose në SHBA.

Kësisoj Spurs janë gati të investojnë në një portier të ri dhe kanë piketuar Strakoshën si idealin për portën.

Lazio e vlerëson shumë yllin shqiptar dhe se vështirë do ta lejonte largimin e tij.

Por në anën tjetër një ofertë rreth 35 milionë euro nga Spurs mund t’ia ndërrojë mendjen skuadrës nga kryeqyteti italian. /Telegrafi/