Telegrafi

Po shkëlqejnë duke befasuar gjithë Anglinë, tre çmimet e muajit tetor shkojnë te Newcastle United

Newcastle United është befasia më e këndshme e këtij sezoni në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

‘Laraskat’ për momentin ndodhen në vendin e tretë në tabelë me 27 pikë, shtatë më pak se lideri Arsenali, teksa kanë lënë mbrapa emra të mëdhenj si Chelsea, Tottenham Hotspur, Manchester United apo Liverpool.

Newcsatle United ka pasur një seri fantastike në muajin tetor, ku kanë zhvilluar gjashtë ndeshje në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Skuadra angleze ka marrë pesë fitore dhe vetëm një barazim në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në muajin tetor.

Kjo ka bërë që çmimet kryesore të Ligës Premier, ai i lojtarit dhe trajnerit të muajit të shkojnë te Newcastle.

Mesfushori 28-vjeçar, Miguel Almiron udhëhoqi Newcastlen me gjashtë gola të shënuara, derisa Howe ishte arkitekt i këtyre rezultateve pozitive.

Do të thotë, çmimi i lojtarit të muajit shkoi për Almiron në Ligën Premier, derisa ai i trajnerit për Eddie Howe.

Gjithashtu Almiron fitoi edhe çmimin për golin më të mirë të muajit tetor. /Telegrafi/