Telegrafi

Po rikthehet Liga e Kampionëve: UEFA thuhet se ka caktuar datat e përballjeve

UEFA thuhet se ka vendosur për një datë të re për përballjet e dyta në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Gara më e madhe për klube bë Evropë ishte suspenduar shkaku i coronavirusit në muajin mars, por tani është shumë afër të rikthehet.

Corriere dello Sport raporton se UEFA ka vendosur që Liga e Kampionëve të vazhdohet nga aty ku ka mbetur.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Mediumi italian bën të ditur se Barcelona do të jetë nikoqir i Napolit më datën 8 gusht, mirëpo që do të luhet mbrapa dyerve të mbyllura.

Juventusi me Lyonin dhe Real Madridi kundër Manchester Cityt do të takohen më 7 gusht, për të caktuar se kush kalon në çerekfinale.

Lexo po ashtu UEFA kërkon ta luajë finalen e Ligës së Kampionëve më 29 gusht, Liga e Evropës tri ditë më herët

Çerekfinalet do të zhvillohen më 11 dhe 14 gusht, gjysmëfinalet me 18 dhe 22 dhe finalja do të ishte më 29 gusht.

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve do të fillonte menjëherë në shtator, mirëpo që ka mbetur të vendoset edhe me 55 vendet e tjera anëtare. /Telegrafi/