Një akrobat po performonte një lloj rituali-vallëzimi derisa po qëndronte i varur lart në ajër në një luhatëse – ku mbante kokën poshtë e këmbët lart – bëri që të humb baraspeshimin për një moment dhe t’i kushtoi më rrëzim në tokë.
Gjithçka ndodhi në një park në pjesën qendrore të Meksikës, ku Jose Hernandez, 23-vjeç dhe 6 pjesëmarrës tjerë ishin angazhuar që të marrin pjesën në një ceremoni të lashtë, që u mbajt për të kujtuar të vdekurit, transmeton Telegrafi.
Në këtë ngjarje ishin mbledhur qytetarë të shumtë, e gjithë “spektakli” ishte organizuar në afërsi të një kishe dhe kur ai me grupin e tij po qëndronin të varur me këmbët lartë në një luhatëse 25 metra mbi tokë, në një moment ai bie por që mrekullisht i shpëton më të keqes.
Në anën tjetër kryetari i qytetit meksikan Raul Marin, ka bërë të ditur për mediat lokale se Hernandez ka pësuar disa lëndime në kokë, por që pas trajtimit gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. /Telegrafi/