Site icon Telegrafi

Po ndërtohet qyteti i parë detar në botë: Ja si do të duket (Foto, Video)

Pilot-projekti i cili ka filluar të aplikohet në Polinezinë Franceze do të jetë “bashkësia e parë detare” dhe planifikohet të përfundojë deri në vitin 2020.

Në këtë qytet do të mund të vendosen 300 njerëz.

Joe Quirk, kryetar i Institutit Seasteading, ka folur për planet e veta lidhur me qytetet në oqean të cilat do të jenë të liruara nga kufizimet e qeverive botërore, transmeton Telegrafi.

“Nëse do të mundë të kemi qytetin detar, ai do të mund të jetë shtet duke lindur”, ka thënë Quirk, duke theksuar zhgënjimin e vet ndaj qeverive aktuale të cilat nuk po bëhen më të mira por janë të mbërthyera në të kaluarën.

Ai projektin e vet e shikon si mënyrë për t’iu shmangur këtij sistemi.

“Mundemi të krijojmë qeveri të ndryshme për njerëz të ndryshëm, ka shtuar ai. Tani për tani janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeveritë aktuale në mënyrë që të mund të ndërtojmë Venecian gjysmautonome në parajsë”.

Ky qytet do të vendoset në një “zonë të veçantë ekonomike” duke ia mundësuar institutit që të realizojë disa ndër idetë e veta në zonën relativisht të kontrollueshme.

Inxhinierët dhe arkitektët kanë vizituar lokacionin në të cilin do të fillohet ky projekt që do të kushtojë 167 milionë dollarë. Kështu ka lidhur marrëveshje me shtetin që do të krijojë “sistem unik drejtues” në një “copëz” të oqeanit në të cilin do të fillojë projekti.

“Deri më vitin 2050 dëshiroj të shoh qytete detare, shpresoj mijëra sosh”, thotë Quirk.

/Telegrafi/

Exit mobile version