Site icon Telegrafi

Po ndërtohet fusha e sportit në Gumnishtë, Hyseni: Pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive

Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën fillore “Ramiz Cërrnica” në Gumnishtë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në fshatin Gumnishtë, duke theksuar se gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive

“Ky është terreni i tetë me radhë që po nis punën dhe jemi shumë të lumtur që gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive moderne, apo janë në proces të realizimit të tyre”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se pas përfundimit të hapësirave sportive, do të vijojnë me rregullimin e oborrit dhe më vonë do të realizojnë investime edhe brenda shkollës së Gumnishtës, duke ofruar mundësi më të mira për arsimim dhe aktivitete për nxënësit tanë. /Telegrafi/

Exit mobile version