Telegrafi

Po kthehej nga fushat e orizit kur dëgjoi dikë duke qarë, burri nga Indonezia gjen foshnjën e porsalindur në mbeturina

Ky është momenti kur një foshnje e porsalindur e braktisur, gjendet e gjallë në mbeturina nga një burrë në Indonezi.

Vajza është gjetur nga një qytetar i cili po kthehej nga fushat e orizit në fshatin Sungai Raya, transmeton Telegrafi.

Foshnja është dëgjuar duke qarë, dhe kjo ia tërhoqi vëmendjen burrit i cili vrapo për të informuar autoritetet lokale.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, autoritet e gjetën brenda një qese të najlonit që ishte hedhur në mbeturina. Ajo besohet të jetë braktisur nga e ëma që e kishte sjellë në jetë.

Sipas kreut të policisë, foshnja është gjetur gjallë dhe pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se nuk vuan nga ndonjë sëmundje.

Sipas policisë indoneziane, ky është rasti i gjashtë i braktisjes së foshnjave në këtë rajon në muajt e fundit. /Telegrafi/